POLITIKË

SPIROPALI PAS PËRJASHTIMIT NGA PS: DO TË FUTEM NË MBLEDHJEN E GRUPIT, EDHE ME FORCË

Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka reaguar publikisht, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet dhe se do të tentojë të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të grupit, edhe nëse do t’i duhet të hyjë me forcë.

“Do të jetë hera e parë në histori që një grua do të tentojë të hyjë në një mbledhje me policë”, u shpreh Spiropali para gazetarëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo deklaroi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetes së PS-së, duke theksuar se ka kontribuar për 17 vite në këtë forcë politike.

Spiropali kërkoi gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në Partinë Socialiste, duke deklaruar se nuk i trembet garës dhe se, sipas saj, gëzon mbështetjen e socialistëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë konferencës, ajo e cilësoi vendimin për përjashtimin e saj si arbitrar dhe të dhunshëm, ndërsa theksoi se qëndrimi i saj nuk do të kushtëzohet nga votimi i ligjeve që lidhen me integrimin europian.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button