KOSOVASTAR CHANNEL

Sudani njeh Pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani jep lajmin: Urime qytetarëve të shtetit tonë!

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin e dha presidentja Vjosa Osmani.

Reklama në FieriWeb

Në një njoftim në rrjetet sociale, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Ky është fillimi i një partneriteti madhështor”, shkroi Osmani.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Njohja nga Sudani është e dyta për brenda javësh për Kosovën, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në fund të marsit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në një video përkrah ministrit të Jashtëm të Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë, Osmani tha se u njoftua nga ai për vendimin e presidentit të Sudanit për ta njohur Kosovën dhe për të lidhur marrëdhënie mes dy vendeve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Njohjet nga Kenia dhe Sudani vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.

Sudani është bërë tani shteti i 119-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

Serbia e dënoi vendimin e Kenias për ta njohur Kosovën dhe tha se ai mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Beogradit me shtetin afrikan./ REL

Related Articles

Back to top button