FUTBOLLKOMBËTARJASPORT

Sylvinho: Falenderoj të gjithë shqiptarët, fitorja më e bukur e karrierës sime si trajner


Shqipëria arriti një fitore madhështore ndaj Polonisë me rezultatin 2-0. Merita absolute për këtë triumf ka padyshim trajneri Silvinjo, i cili duket se i ka gjetur mekanizmat e duhura Kombëtares kuqezi, që po funksionon në mënyrë më të mirë të mundshme. Tekniku brazilian analizoi suksesin e arritur ndaj polakëve, teksa në prononcimin e dhënë për “TV KLAN”, ndër të tjera deklaroi:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Së pari dua të falenderoj të gjithë shqiptarët, ishte një fitore e të gjithëve, e atyre tifozëve të mrekullueshëm që ishin sot këtu. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur, kemi punuar shumë në fushën e lojës. Ata janë skuadër shumë të fortë me lojtarë cilësorë dhe me një trajner me eksperiencë, nuk ishte e lehtë. Iu kam thënë të gjithëve, që djema duhet të shikojmë ndeshje shumë të bukur sot, falë cilësive që kanë të dyja skuadrat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas ndeshjeve me Moldavinë dhe Ishujve Faroe, nuk duhet të ndryshonim dhe të tërhiqeshim dhe luajtëm me 4-2-3-1. Është e rëndësishme të kishim dhe Bajramin në fushë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Futbolli është shumë i shpejtë, e filluam me Poloninë me 4-3-3. Bajrami te Sasuolo luan si sulmues krahu dhe na duhet të ndryshonim.
Kam besim tek lojtarët edhe te ata që janë në pankinë. Iu kam thënë lojtarëve që në muajt e parë ne kemi një objektiv të rëndësishëm që mund ta arrijmë të gjithë së bashku. Akoma nuk e kemi arritur, kemi edhe 3 finale. Ata kanë punuar shumë mirë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Jemi skuadër që vuajmë, ndoshta nuk bëjmë shumë zotërim topi. Kemi lojtarë shumë cilësor si Muçi, Asani, Bajrami, Asllani, që bëjnë gjëra të mëdha.

Po, kjo është fitorja më e bukur si trajner. Ju e kuptoni shumë mirë, që Kombëtarja, ka simbolikë më të veçantë se klubi, është diçka krejt ndryshe. Unë e respektoj shumë historinë e Shqipërisë, iu thashë lojtarëve, që para të gjithave, ne duhet të shkojmë të përshëndesim tifozët.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Javën e ardhshme do të nisim menjëherë punën, për ndeshjen e ardhshme. Kam folur me stafin, do të festojë sot, do të menaxhojmë sa më mirë ndeshjen e radhës.

Kam parë 10 ndeshje të Shqipërisë para se të vija këtu, unë e njoh shumë mirë skuadrën. E kam thënë që në fillim, që zemra dhe shpirti nuk mund të mungojnë në fushë”, u shpreh Silvinjo.


Related Articles

Back to top button