Të shtëna me a*më zjarri pas mesnate në Vorë, vritet në derën e banesës së tij një 50-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar pas mesnate në Vorë, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10 në fshatin Bërxullë. Viktima është shtetasi Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula, rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në derën e banesës së tij.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e krimit ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Ndërkohë, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle intensive në zonë, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Hetimet vijojnë.




