KOSOVA

Të shtëna me armë e gaz lotsjellës në veri të Kosovës, qytetarët përplasen ashpër me policinë.


Përplasje, tym dhe gaz lotsjellës në Veri të Kosovës. Policia dhe forcat speciale po përplasen me qytetarët serb në Veri pas një operacioni të nisur kundër kontrabandës së mallrave që hyjnë në Kosovë. Nga disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet tym dhe makina që digjen, duke bërë të nevojshme edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas tij, gjithçka ka nisur pasi efektivët bastisën famacinë e një shtetasi serb, i cili kishte varur edhe flamurin në hyrje të dyqnit, gjë që është konsideruar si provokim. Kjo lëvizje e Policisë ka sjellë edhe reagimin e serbëve të tjerë, të cilët kanë reaguat ashpër. Për qetësimin e situtaës është dashur të përdoret gaz lotsjellës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Aksioni i Policisë së Kosovës është shtrirë në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Prishtinës Pejës e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, ka gjetur kundërshtim nga serbët në Mitrovicën e Veriut.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri,”-thuhet në njoftimin e Policisë. Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon ende në disa zona, por përveç veriut nuk ka pasur incidente të tjera.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button