KRONIKËSTAR CHANNEL

Të shtëna me armë në Maliq, humb jetën një efektiv policie, plagoset një tjetër gjatë operacionit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku gjatë një operacioni policor janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Dyshohet se autori i ngjarjes ka qëlluar ndaj punonjësve të policisë gjatë ndërhyrjes së tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Burime jozyrtare bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes. Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë incident të rëndë ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet.

Forca të shumta policie dhe grupet hetimore ndodhen në vendngjarje, ku po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button