Telefoni, rrezik për autizëm te fëmijët/ Sociologët: I shpërqendrojnë të vegjlit. Të promovohet sporti, arti dhe librat
Përdorimi i telefonave celularë nga femijët po shqetëson çdo ditë e më shumë sociologët. Sociologu Zyhdi Dervishi në një intervistë për “Ora News” tregon se fëmijët që qëndrojnë shumë kohë në telefonat e tyre, vënë në rrezik shëndetin mendor, ndaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm
Përdorimi i tepërt i telefonave celularë nuk këshillohet tek fëmijët.
Paisjet smartphonë, apo lojërat dixhitale po sjellin pasoja në shëndetin mendor dhe emocional tek të miturit, duke rritur nivelin e ankthit dhe izolimit.
Sociologu Zyhdi Dervishi sugjeron që prindërit duhet të bëjnë kujdes me kohën që fëmijët e tyre kalojnë me këto pajisje.
Përdorimi i tepërt i tyre mund t’i çojë ato në probleme si shpërqendrimi, ankthi, probleme gjumi dhe ndërprerje të marrëdhënieve sociale.
Zyhdi Dervishi: “Ata mbeten tek bota virtuale. Fëmija për nga natyra është i prirur të luajë me shokët dhe shoqet, të dalë e të lëvizë. Fëmija që rri për një kohë shumë të gjatë pranë ekranit të telefonit dëmtohet shumë edhe nga zhvillimi i trurit”.
Dervishi thotë se ka ardhur moment për ti mbrojtur fëmijët jo vetëm prndërit por dhe mësuesit për ti bërë fëmijët më aktiv në lojra të ndryshme sportive dhe të lexojnë sa më shumë libra.
Zyhdi Dervishi: “Duhet investuar shumë në përgatitjen e fëmijëve. Mësuesit duhen mirë-edukuar , që duhen të punojnë më shumë që të kompensojnë familje. Nga ana tjetër edhe prindërit duhen edukuar”.
Me rëndësi është që prindërit tu vendosin të vegjëlve kufizime të rrepta në kohën e përdorimit të telefonave./oranews.