KURIOZITETESTAR CHANNELTË NDRYSHME

Temperatura ekstreme në Shqipëri, ja qytetet ku pritet të shënohen deri në 41°C

Ditën e sotme, 5 gusht, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta në të gjithë territorin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me diell gjatë pjesës më të madhe të ditës, ndërsa në orët e mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Temperaturat do të shënojnë rritje, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, kryesisht në zonat e ultësirës perëndimore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore herë pas here do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Reklama në FieriWeb

Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për pushuesit. Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button