MOTITË NDRYSHME
Temperatura të larta dhe reshje lokale në këto qarqe, ky është parashikimi i motit për sot
Sot në vendin tonë priten reshje të dobëta lokale, deri mesatare të shoqëruara me shtrëngata në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokale të dobëta. Sipas IGJEUM temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32°C.
TEMPERATURAT:
Sot (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 32°C
në vendet e ulëta: 21 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.