AKTUALITET

Tentoi të rrëmbente një person me forcë pasi i kishte borxh, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë


Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor. Shtetasi me iniciale S.S ka tentuar së bashku me shtetasin S.J të fusin në makinë shtetasin .S pasi e kanë goditur disa herë me shkelma dhe grushte. Gjithçka ka ndodhur për një borxh që shtetasi A.S i ka dy personave tashmë të arrestuar nga policia.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button