Teqeja e “ Baba Selimit” në Hambar të Fierit si çdo vit ka mbledhur me qindra besimtarë në këtë dite të shënuar të “Sulltan Nevruzit”.
Teqeja e “ Baba Selimit” në Hambar të Cakranit si cdo vit ka mbledhur me qindra besimtarë në këtë dite të shënuar të Sulltan Nevruzit”. Që në orët e para të mëngjesit me automjetet e tyre të panumërta janë drejtuar drejt vendit të shenjtë per t, ju bashkuar pelegrinazhit dhe riteve të kësaj dite.
Administratori i teqesë Hekuran Isufi, tregon se ky vend vizitohet nga mijëra besimtarë nga të gjitha skajet e vendit të cilët ndezin qirinj, dhe bëjnë kurban , teksa ka theksuar se regjimi i mëparshëm nuk mundi të shuante respektimin e riteve fetare të cilat respektoheshin fshehurazi.
Ndërsa kryeplaku i fshatit Hambar Ramadan Zeqaj , tregon se kësaj dite i bashkohen edhe emigrantë që kthehen në atdhe vetëm për këtë festë.
Ndërkohë për besimtarët kjo është një ditë e vecantë , ndërsa teqenë e konsiderojnë vend të shenjtë që u sjell mbarësi dhe besojnë se është mrekullibërëse.
Simbolika e ditës së “ Sulltan Novruzit” shpjegohet me rigjallërimin e kesaj dite pranverore , lindjen e shpresës dhe ringjalljen për gjithe njerëzimin.