KRONIKËSTAR CHANNEL

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Policia procedon dy rojet private.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar gjatë protestës së banorëve të Zvërnecit kundër një projekti ndërtimor në zonën e Portonovës.

Sipas njoftimit zyrtar, protestuesi me iniciale E. S. është futur brenda rrethimit të kantierit, ku më pas është shoqëruar nga punonjës të një shoqërie private sigurie. Gjatë këtij veprimi, atij i janë shkaktuar dëmtime trupore.

Reklama në FieriWeb - “”

Policia ndërhyri menjëherë, duke e nxjerrë protestuesin nga ambienti ku mbahej dhe më pas ai paraqiti kallëzim ndaj dy punonjësve të sigurisë private.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Policia e Vlorës procedoi penalisht dy rojet private, shtetasit G. V., 41 vjeç dhe A. G., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara ndaj protestuesit gjatë shoqërimit të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja u bë publike pas publikimit të pamjeve ku protestuesi shihej duke u tërhequr zvarrë nga personat e sigurisë private gjatë tensioneve në kantierin e ndërtimit në Zvërnec.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button