KRONIKËLAJMI FUNDIT

TERRORIZOHET FAMILJA/ Një person i armatosur tenton të futet në një banesë, familjarët njoftojnë menjëherë policinë, ai largohet me shpejtësi kur shikon efektivët


Një person që dyshohet se ka qenë i armatosur ka tentuar të futet në banesën e Sh.A mbrëmjen e sotme, por është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Drejt vendngjarjes janë nisur Forcat Shqiponja dhe Shigjeta, ndërsa personi ende i paidentifikuar ëhstë larguar me shpejtësi sapo ka parë efektivët.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i Policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes. 

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button