Thellohet bilanci, shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi me thikë në qendrën tregtare në Sidnej
AUSTRALI
Ka shkruar në pesë numri i personave kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë në qendrën tregtare ‘Westfield Shopping Centre’ në Sidnej.
Ngjarja ndodhi në orën 16:00 me orën lokale rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës. Policia bëri me dije se e ka vrarë agresonin e sulmit të frikshëm dhe publikoi dhe foton e tij me thikë në dorë.
Nga sulm kanë mbetur në 6 persona mes tyre një foshnjë 9-muajshe dhe nëna e tij.
Policia thotë se nuk ka asnjë motiv të qartë në lidhje me sulmuesin që ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur disa të tjerë.
Ndihmës komisioneri Anthony Cooke tha se sulmuesi kishte qenë në qendër, u largua, pastaj u kthye, në atë moment filloi të godiste me thikë njerëzit në qendër.
“Nuk ka asgjë që ne dimë në vendin e ngjarjes që do të tregonte ndonjë motiv apo ndonjë ideologji.” I pyetur nga një gazetar nëse policia po përjashtonte terrorizmin, Cooke tha:
“Nuk përjashtojmë asgjë.”