KRONIKËSTAR CHANNEL

Tiranë – Njoftim zyrtar për tubimin e PD-së dhe masat e Policisë së Tiranës

Përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në 20:00, para Kryeministrisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia ka marrë masa të veçanta për mbarëvajtjen e aktivitetit. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Parkimi i ndaluar që prej orës 14:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, rrugën “Papa Gjon Pali II”, bulevardin “Zhan D’Ark”, bulevardin “Bajram Curri” dhe zonat përreth kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
  • Bllokim i qarkullimit të automjeteve nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”), si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia ka njoftuar se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore dhe ka planifikuar devijime për të lehtësuar qarkullimin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Qytetarët apelohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara dhe të përdorin rrugë alternative për të mos penguar tubimin.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button