RAJONI
Trafikoi mbi 3 tonë kokainë, shqiptari i shpëton ekstradimit drejt Belgjikës… bëhet Investitor Strategjik në Turqi!
Belgjika duket se është përpjekur më kot për të siguruar ekstradimin për dy trafikantë lëndësh narkotike, të cilët fshihen në Turqi, njëri nga Shqipëria dhe njëri nga Bosnja.
Siç raportojnë mediat e huaja, këta dy persona, të cilët akuzohen si të përfshirë në trafikun e rreth 3.2 tonë kokainë, kanë marrë nënshtetësi turke, duke i shpëtuar ekstradimit.
Por si e përftuan nënshtetësinë?! Duke u bërë Investitor Strategjik në Turqi…
Tashmë kjo taktike po përhapet gjithë e më shumë nga bosët e drogës, duke e gjetur si mënyrë për t’i shpëtuar dënimit.