BOTASTAR CHANNEL
Tragjedi në Turqi, autobusi përplaset dhe shpërthen në flakë: 8 viktima, mes tyre një foshnjë 9-muajshe

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë me autobus në Turqi.
Sipas raportimeve, autobusi që transportonte 38 pasagjerë dhe 3 anëtarë të stafit po udhëtonte nga Izmiri drejt Antalias, kur u përfshi në aksident dhe më pas shpërtheu në flakë.
Mes viktimave raportohet se ndodhet edhe një foshnjë vetëm 9 muajshe. Të plagosurit janë transportuar në spitalet e zonës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Turqi, ndërsa ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar pasagjerët e mbetur në mjet.




