AKTUALITET

Transportonin mallra pa fature,Krimi Ekonomik ne Fier ndeshkohen3 persona


DVP Fier
Procedohen penalisht 3 të tjerë për fshehje të të ardhurave dhe mospagim të taksave dhe tatimeve.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale SHÇBA Fier u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit:R. D., 55 vjeç, banues në Rrogozhinë;K. B., 45 vjeç, banues në Tiranë;R. Zh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër.
Këta shtetas, janë ndaluar në Levan nga shërbimet e Policisë dhe të SHÇBA_së pas informacioneve të marra në rrugë operative se me kamionët e tyre transportonin mallra për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.
U bë bllokimi i mallrave dhe i 3 kamionëve dhe është bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Fier dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për hetimin e këtij rasti.
DVP Fier do të vazhdojë punën në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera hetimore dhe ligjzbatuese me qëllim goditjen e ketij fenomeni dhe të personave që do të kryejnë veprimtari kriminale në këtë drejtim

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”
Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Related Articles

Back to top button