AKTUALITETSTAR CHANNELVISIT ALBANIA

Travel Off Path: Ksamili një nga destinacionet bregdetare më të mira në Europë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë, sipas një artikulli të botuar në median amerikane të udhëtimeve “Travel Off Path”.

Në renditjen e publikuar nga “Travel Off Path”, Ksamili kryeson listën e pesë destinacioneve bregdetare më të mira në Evropë, ndërsa Riviera Shqiptare vlerësohet për ujërat e saj të kristalta, peizazhin dhe çmimet më të përballueshme në krahasim me destinacionet e tjera të njohura mesdhetare.

Reklama në FieriWeb - “”

Ksamil, Shqipëri

Nëse jeni në kërkim të ujërave jashtëzakonisht të kthjellëta të Maldiveve, por nuk dëshironi të paguani mijëra dollarë për një natë, atëherë duhet të shikoni drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Atmosfera: Uji ka një nuancë blu pothuajse të pabesueshme, i rrethuar nga plazhe me gurë të bardhë. Sipas autorit, kjo është një nga zonat bregdetare më mbresëlënëse në të gjithë kontinentin.

Pamja: Ndërsa pjesa tjetër e Mesdheut është mbipopulluar ndjeshëm, Riviera Shqiptare është shfaqur si një prej destinacioneve ku turistët evropianë po gjejnë një alternativë më të qetë. Është e përballueshme, e qetë dhe jashtëzakonisht relaksuese.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pse e duan ekspertët: Ne flasim vazhdimisht për Shqipërinë në faqen tonë, sepse raporti cilësi-çmim është thjesht i pakrahasueshëm.

Mund të hani ushqime deti të freskëta dhe të shijshme buzë plazhit për më pak se 15 dollarë amerikanë, ndërsa një hotel buzë detit do t’ju kushtojë shumë më pak se një hotel i ngjashëm në Greqi.

Reklama në FieriWeb

Megjithatë, autori thekson se, ndonëse ujërat e Ksamilit mbeten ndër më mbresëlënësit në Evropë, muajt e pikut të verës shoqërohen me turma të mëdha turistësh dhe rritje të çmimeve lokale.

Nëse udhëtoni me tragetin e shpejtë nga Korfuzi drejt Sarandës, duhet të merrni parasysh edhe vonesat e mundshme në radhët e kontrollit kufitar, si dhe diferencën njëorëshe të kohës mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Me hyrjen në muajt shtator dhe tetor, sipas autorit, është periudha më e përshtatshme për ta përjetuar këtë destinacion jashtë pikut të sezonit, pa bllokimet dhe turmat e mëdha të verës. Travel Off Path

Renditja e pesë destinacioneve bregdetare më të mira sipas ‘Travel Off Path’

Ksamil, Shqipëri

Ischia, Itali – Plazhi i Marontit

Plazhi i Adragas, Portugali

Gjiri i Ramlas, Gozo – Maltë

Plazhi i Sarakinikos, Milos – Greqi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button