RAJONI
Trazirat me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit në Greqi, anulohet takimi Balla-Ikonomou
Është anuluar takimi dypalësh i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, me homologun e tij grek, Ionais Ikonomou.
Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi.
Si pasojë e këtyre trazirave ka humbur jetën një 22-vjeçar, tifoz i Aekut.
Burime bëjnë me dije se në lidhje me përleshjet janë arrestuar 96 persona, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.