POLITIKËSTAR CHANNEL
Trump fton Edi Ramën në Bordin e Paqes për Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump i ka drejtuar një ftesë Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një strukturë ndërkombëtare që pritet të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama përmes rrjeteve sociale, ku ai thekson se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate. Kreu i qeverisë shprehet se kjo ftesë përbën një nder të madh për Shqipërinë dhe një vlerësim të rolit të saj në arenën ndërkombëtare.
Sipas Ramës, përfshirja në këtë strukturë tregon besimin dhe respektin e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet e forta strategjike mes dy vendeve.




