BOTASTAR CHANNEL

Trump godet Kanadanë me tarifa 50%: Makinat, kamionët dhe çeliku në shënjestër nga 1 janari 2027

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshkallëzuar përplasjen tregtare me Kanadanë, duke paralajmëruar rritjen në 50% të tarifave për importet e makinave, kamionëve dhe çelikut kanadez.

Reklama në FieriWeb - “”

Përmes një postimi në Truth Social, Trump bëri me dije se masat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke shtuar presionin ndaj Otavës në një kohë kur negociatat për një marrëveshje të re tregtare kanë dështuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Trump e lidhi vendimin me politikat kanadeze ndaj fermerëve amerikanë dhe akuzoi Otavën se Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar ekonomikisht prej vitesh.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për automjetet kanadeze, tarifa e re do të nënkuptojë dyfishimin e detyrimit kryesor doganor, nga 25% në 50%. Ndërkohë, importet e çelikut kanadez tashmë përballen me tarifa në nivelin 50%.

Reklama në FieriWeb

Vendimi i Uashingtonit vjen pasi Kanadaja kishte kërkuar uljen e tarifave në kuadër të negociatave për një pakt të ri tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Bisedimet dukeshin pranë një marrëveshjeje, por u ndërprenë të premten në mbrëmje.

Përplasja vjen pas një tjetër vendimi të SHBA-së, që vendosi tarifa 50% për një grup mallrash kanadeze me vlerë rreth 20 miliardë dollarë. Në listë përfshihen verëra, çimento dhe produkte të ndryshme industriale e bujqësore.

Me masat e reja, marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve përballen me një tjetër pikë tensioni, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Otava dhe Uashingtoni do të rikthehen në tryezën e negociatave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button