KRONIKËSTAR CHANNEL

“Truri i krimit në Shqipëri është në Fier”, Karamuço: Shqiptarët ndonjëherë i ngrenë kurth vetes, ja kur nis rreziku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “”

Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

“Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Truri tradicional i krimit të organizuar në Shqipëri është Fieri. Problemi është që këto janë celula, që hidhen në punë kur gjejnë marrëveshje, negociata me grupe e mëdha. Në momentin kur ti ekspozohesh dhe gabimi që ti bën që atashohesh në biznes dhe kërkon nxitjen dhe mbështetjen e eksponentëve të caktuar politikë lokalë dhe qendrorë, aty pastaj është një kurth i madh”, shtoi ai

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button