Turi Çiklistik 2026 nis sot, bllokohen disa akse rrugore në Shqipëri për 5 ditë – ja zonat dhe oraret që preken. Finishi në 22 Maj në Fier

Disa akse kryesore rrugore në Shqipëri do të bllokohen përkohësisht nga data 18 deri më 22 maj 2026, për shkak të zhvillimit të etapave të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë.
Sipas Policisë së Shtetit, bllokimet do të nisin sot dhe do të prekin disa nga qytetet kryesore të vendit, në orare të ndryshme, kryesisht rreth mesditës dhe paradites, sipas etapave përkatëse.
Etapa e parë nis në Tiranë më 18 maj në orën 12:00, duke kaluar në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe më pas drejt veriut, me finish në Lezhë. Në ditët në vijim, gara do të vijojë nga Lezha drejt Elbasanit, më pas në Vlorë, për të përshkuar edhe zonën e Llogarasë dhe bregdetin e jugut, ndërsa etapa e fundit më 22 maj do të përfundojë në Fier.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, bllokimet do të kryhen sipas itinerarit të etapave:
Etapa I – 18 maj 2026
Ora e bllokimit: 12:00
Sheshi “Skënderbej” – Bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – Bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.
Etapa II – 19 maj 2026
Ora e bllokimit: 12:00
Lezhë – Vorë – Golem – Rrogozhinë – finishi në Elbasan.
Etapa III – 20 maj 2026
Ora e bllokimit: 12:00
Elbasan – Belsh – Kuçovë – Lushnjë – Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.
Etapa IV – 21 maj 2026
Ora e bllokimit: 12:00
Vlorë – Tuneli i Llogarasë – Himarë – Kuç – Lepincë – Kotë – finishi në Vlorë.
Etapa V – 22 maj 2026
Ora e bllokimit: 10:00
Vlorë – Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.
Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të përdorin rrugë alternative gjatë orareve të kufizimeve, për të shmangur trafikun dhe vonesat gjatë zhvillimit të garës.




