AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vlora International Airport reagon pas bllokimit të rrugës: Nuk ka konflikt mes ortakëve

Shoqëria koncesionare Vlora International Airport (VIA) ka reaguar zyrtarisht lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të rrugës nga disa nënkontraktorë, duke sqaruar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me pretendimet për konflikt mes ortakëve të kompanisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në njoftimin e saj, VIA thekson se bëhet fjalë ekskluzivisht për një marrëdhënie kontraktuale mes shoqërisë koncesionare dhe një prej kompanive të angazhuara në punimet ndërtimore të Aeroportit të Vlorës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas shoqërisë, kompania kontraktore ka rezultuar me vonesa të konsiderueshme në përmbushjen e detyrimeve të saj, në kundërshtim me afatet e përcaktuara në kontratë. Për këtë arsye, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit, në përputhje me kushtet kontraktuale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Çdo pretendim apo interpretim që e lidh këtë situatë me marrëdhëniet ndërmjet ortakëve është i pavërtetë dhe dezinformues”, thuhet në reagimin zyrtar.

Reklama në FieriWeb

Shoqëria koncesionare nënvizon gjithashtu se mbetet e angazhuar për vijimin e punimeve dhe realizimin e projektit të Aeroportit të Vlorës sipas standardeve, afateve dhe detyrimeve të përcaktuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button