AKTUALITETSTAR CHANNEL
U emërua zv.drejtor i Policisë së Tiranës, kush është Oliger Torba dhe roli i tij te ‘Blutë’ e Fierit

Ditën e sotme, me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë ndërmarrë një sërë ndryshimesh në Policinë e Shtetit.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme, është largimi i Besmir Dervishit si zëvendës-drejtor i Policisë së Tiranës dhe emërimi në këtë pozicion i Oliger Torba, i cili ka qenë zv.drejtor në Fier dhe drejtor i komanduar po në Fier pas emerimit të Skender Hita në krye të Policisë së Shtetit
Ndërkohë Besmir Dervishi, i larguar nga Tirana si zëvendës drejtor, është emëruar shef i krimeve në Kukës.




