AKTUALITET

U gjet pa jetë pas disa ditësh në banesën e tij në Vlorë, ja pista ku po heton policia 


Hetimet për vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj, i cili u gjet i vr arë ditën e shtunë në banesën e tij në Vlorë pas disa ditësh janë përqendruar te kompania e celularit që kishte numrin vik tima. Kjo për faktin se numri ka qëndruar ndezur disa ditë dhe autori ose autorët e kanë përdorur atë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata i kanë kthyer përgjigje familjarëve kur kanë tentuar të lidhen me familjarin e tyre se celularin e kanë gjetur në rrugë. Kjo për të hequr dyshimet e mospërgjigjes ndaj të riut për familjarët. Pasi janë përgjigjur disa herë sikur ishte një person që kishte gjetur celularin, prindërit fillimisht nuk kanë menduar se djalit mund t’i kishte ndodhur diçka e keqe, kjo është arsyeja pse kanë ardhur pas një kohe të gjatë në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndryshe nga shumë ngjarje të ngjashme, ku atentatet janë kryer të shpejta, në këtë rast, çdo gjë ka qenë e mirëorganizuar në shumë detaje, që nga vrasja pa zhurmë, ulja e dritave, he lmimi i qenve dhe deri te përdorimi i celularit të vi ktimës. Sipas burimeve të policisë, pista kryesore e hetimit është ajo e një k onflikti në Kosovë ku dhe i është mbajtur pasaporta në muajin dhjetor duke bërë që ai të kthehej në mënyrë të fshehtë në Shqipëri. Pikërisht atje mendohet se ka ndodhur një problem që mund të jetë i lidhur me lëndët n arkotike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button