KRONIKËSTAR CHANNEL

U kapën me 21 kg eksploziv në Vajkan të Fierit, dhe do të kryente atentat së bashku krahun e djathtë të Admir Tafilit, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga mbrëmjen e së premtes Ervis Cukalin, një nga tre personat e shpallur në kërkim për një sasi të konsiderueshme eksplozivi të zbuluar në vitin 2022. Arrestimi është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Diving”, i zhvilluar në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ervis Cukali, së bashku me Arafat Manërkollin dhe Albi Mecinin, dyshohet se kanë qenë të përfshirë në transportin e 21 kilogramë e 265 gram lëndë eksplozive, e cila u kap në Fier në vitin 2022. Më 30 gusht 2023, Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku ndodhej pranë një sasie të eksplozivit, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit, bashkëpunëtorët e tij, Cukali dhe Manërkolli, po afroheshin në vendngjarje me një mjet të trafikuar, pa targa dhe me shasi të falsifikuar, në të cilin u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas Prokurorisë, që i çoi të tre të rinjtë për gjykim më 7 dhjetor 2024, ekziston dyshimi se eksplozivi mund të ishte pjesë e një plani për atentat në qytetin e Fierit. Të pandehurit rezultojnë me precedentë penalë dhe dyshohen se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button