BOTA
U përplas nga treni në mes të errësirës, vdes 73-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)
Një 73-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pasi u përplas për vdekje nga treni.
Shqiptari ishte në Robbio për të kaluar pushimet me vajzat e tij. Ai kishte vendosur të kthehej në këmbë, ndërkohë që të afërmit e tij vunë alarmin dhe nisën kërkimet. Xhevdet Zena, me banim në Robbio, u përplas nga treni që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli rreth orës 18:00, pranë Castelnovettos.
Ai po ecte në anë të rrugës, në errësirë. Ai kishte thënë se do të shkonte në Nicorvo me tren, nga Robbio, dhe pastaj do të bënte një shëtitje dhe do të kthehej në këmbë. Mësohet se goditjet kanë qenë fatale për të moshuarin, i cili ndërroi jetë në vend.