RAJONI

U tha se e mbytën me litar, del ekspertiza mjeko-ligjore, ja çfarë e shkaktoi vdekjen e biznesmenit shqiptarit në Greqi


Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 46-vjeçarit shqiptar në Rodos të Greqisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Autori dhe djali i tij thanë se vdekja u shkaktua nga mbytja, por ekspertiza e rrëzon këtë pretemdim, duke thënë se vdekja është shkaktuar nga dy goditje të forta në kokë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shqiptari ishte zhdukur para disa ditësh, ndërsa dje u gjet i pajetë dhe autori është një biznesmen grek 53-vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20-vjeçar, ndërsa shkak u bë një borxh prej rreth 100 mijë euro që autori i kishte viktimës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Familjarët kanë qenë ata që denoncuan zhdukjen teksa deklaruan se ditën që shqiptari u zhduk do të takohej me biznesmenin grek. Kur policia mori në pyetje grekun ai tha se nuk ishin takuar, ndërsa kur iu kërkuan pamjet nga kamerat e hotelit ai tha se nuk regjistronin në verë, por vetëm në dimër, ndësa më pas u zbulua se 53-vjeçari i kishte kërkuar një tekniku të fshinte hard diskun e kamerave, gjë që e bëri më 30 gusht 2022.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mëngjesin djeshëm baba e bir shkuan në polici dhe rrëfyen krimin e rëndë, duke treguar se ku e kishin fshehur trupin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button