AKTUALITET

U zbuluan nga shenjat në kanaçe birre dhe cigare/ Kultivonin drogë, arrestohen shqiptarët në Angli 


Dy shqiptarë në Angli janë dënuar me 7.5 vite burg në total. Mediat britanike shkruajnë se Jetmir Metushi, i përfshirë në kultivimin e kanabisit në shtëpi bari në Angli është dënuar me 5 vite burg.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai u arrestua më 5 shtator të vitit 2021 pas bastisjes së policisë në një banesë në Leeds, ku kishte rreth 402 bimë kanabisi që ishin gati për korrje dhe nëse do të dilte në treg, do arrinte vlerën 200 mijë dollarë. Në gjykatë, Metushi ishte në lidhje live me video së bashku me një tjetër shqiptar, Aleks Gjinin, i cili kishte rolin e kopshtarit në fermën e kanabisit. Ky i fundit u dënua me 2.5 vite burg.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në gjykatë, 32 vjeçari pranoi akuzat ndërsa avokati tha se klienti i tij kishte punuar në bujqësi në Shqipëri, ku gruaja dhe dy fëmijët e tij jetojnë ende. Metushi, pranoi akuzat se përshtati dy ambiente për kultivim kanabisi. Ai doli zbuluar nga shenjat në një kanaçe birre dhe në një bisht cigareje.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shqiptari shkoi në Britaninë e Madhe pasi i ishte premtuar se do të fitonte mjaftueshëm para. Për 2 vite punoi në ndërtim por u pushua nga puna gjatë pandemisë dhe flloi të punonte si kopshtar i fermës së kanabisit. Telefonat celularë të sekuestruar nga Jetmir Metushi treguan se ishte i përfshirë në gjetjen e pronave të boshatisura që të përshtateshin në ambiente për kultivimin e kanabisit si dhe gjetjen e personave të përshtatshëm që të punonin në ferma dhe u jepte atyre këshilla teknike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button