BOTA

UEFA i jep “duart” edhe Gazprom, mbyll akordin me kompaninë ruse të gazit 


Një nga vendimet e tjera të rëndësishme nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte edhe ndërprerja e kontratës së sponsorizimit me kompaninë Gazprom.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Siç dihet, Gazprom është kompania e madhe e gazit e kontrolluar nga shteti rus dhe UEFA, nën presion prej ditësh por që logjikisht pas 5 ditësh luftë vendosi që t’i jape duart kësaj kompanie duke mbyllur me efekt të menjëhershëm akordin që vlente 35 mln euro pothuajse në sezon.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gazprom ishte sponsor i Champions League që prej vitit 2012 ndërkohë që sponsorizonte edhe kompeticione të tjera siç ishte Euro 2024.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“UEFA ka përfnduar sot parneritetin me Gazprom në të gjitha kompeticionet. Vendimi ka efekt të menjëhershëm me marrëveshjet ekzistuese duke përfshirë UEFA Champions League, ndeshjet e kombëtareve të UEFA-s dhe UEFA Euro 2024|”, lexohet në deklaratën e lëshuar nga UEFA.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kujtojmë që ky vendim vjen i shoqëruar me goditjen e madhe që vetë UEFA bashkë me FIFA-n vendosën që Rusia të pezullohej nga çdo kompeticion futbollistik në të gjitha nivelet e këtij sporti.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button