BOTA

Goditje për miliarderët rusë, Franca gati SEKUESTRIMIN e pronave, makinave e jahteve luksoze të tyre 


Franca po harton një listë të pronave në zotërim të oligarkëve rusë, duke përfshirë makina luksoze dhe jahte e prona që mund të sekuestrohen nën sanksionet e BE-së të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Ekonomisë në Francë, Bruno Le Maire, i cili deklaroi këtë të hënë se autoritetet po hartojnë një listë të gjatë të të aseteve financiare, pasurive të paluajtshme, jahteve dhe automjeteve luksoze që u përkasin oligarkëve rusë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Me kërkesë të presidentit, ne po vazhdojmë një studim të plotë të aseteve financiare, pasurive të paluajtshme, jahteve dhe automjeteve luksoze (në Francë) që u përkasin personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet evropiane”, tha Ministri i Ekonomisë Bruno Le Maire.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai shtoi se Franca po punonte gjithashtu në identifikimin e pronave të rusëve të tjerë që mund të goditeshin nga raunde të mëtejshme sanksionesh “për shkak të afërsisë së tyre me qeverinë ruse”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button