AKTUALITETSTAR CHANNEL

ULET SËRISH ÇMIMI I NAFTËS DHE BENZINËS, RRITET GAZI ME 13 LEKË NË DY DITË

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, duke ulur çmimin e naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të marrë këtë të enjte, 5 nëntor, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, nga 216 lekë që ishte një ditë më parë. Ndërsa benzina do të shitet me jo më shumë se 169 lekë për litër, nga 172 lekë që ishte më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, ajo që bie në sy është rritja e çmimit të gazit. Brenda dy ditëve, çmimi i tij është rritur nga 66 lekë në 79 lekë për litër, duke shënuar një rritje prej 13 lekësh.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 5 nëntor, në orën 13:45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS

Sipas vendimit të Bordit, çmimet maksimale të shitjes me pakicë dhe shumicë janë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • Nafta: 210 lekë/litër me pakicë dhe 198 lekë/litër me shumicë.
  • Benzina: 169 lekë/litër me pakicë dhe 157 lekë/litër me shumicë.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast të konstatimit të shkeljeve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button