RAJONI
Vetëvritet shqiptari në Greqi, u hodh nga kati i katërt i banesës
Një shtetas shqiptar ka zgjedhur të vetëvritet paraditen e shtunës në rrugën Dhrosopulu të Athinës.
Ngjarja ndodhi par para orës 11.40 sipas orës lokale. Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë viktimën të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij.
Policia që mbërriti menjëherë në vend ngjarje tha se viktima humbi jetën në vend.
Pritet në zonë të shkojë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen. Trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Athinës.