FUTBOLLSPORT

VIDEO/ Cristiano Ronaldo akuzohet për racizëm, si veproi ndaj lojtarit të Manchester United 


Sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest aspak të mirë pas ndeshjes ndaj Southamptonit, duke pështyu në shpinë bashkëlojtarin e tij, Anthony Elanga.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Golat në këtë përballje u shënuan nga Jadon Sancho (21’) për vendasit dhe Che Adams (48’) për mysafirët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas këtij barazimi në shtëpi, lojtarët e Unitedit dukeshin të dëshpëruar, pasi patën edhe shumë raste gjatë ndeshjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njëri nga më të dëshpëruarit padyshim se ishte ylli portugez, Ronaldo, i cili ka shkuar në gjashtë ndeshje pa gjetur gol.

Ky dëshpërim i tij duket se ka gjetur një ‘viktimë’ për t’u shfryrë. Bëhet fjalë për bashkëlojtarin e tij, Elanga, i cili u pështyu në fanellë nga Ronaldo, pas ndeshjes.

Gjesti i bërë nga portugezi po cilësohet nga disa tifozë si aksidental, por ka edhe nga ata që po e cilësojnë si të qëllimshëm dhe si racizëm ndaj Elangas.

Related Articles

Back to top button