RAJONI

VIDEO/ “Mbarova me ty tani”, momenti i vrasjes së shqiptarit në Greqi, pamje nga kamerat e sigurisë


Vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit shqiptar, i identifikuar si Brigen Limka me origjinë nga Korça baba i tre fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në kamerat e sigurisë në rrugë, duket autori që e qëllon viktimën me armë gjahu dhe më pas largohet. “Mbarova me ty tani, mbarova me ty”, thuhet se ka bërtitur autori sapo ka qëlluar shqiptarin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas mediave të huaja, kishte pasur një përplasje verbale mes tyre dhe më pas 68-vjeçari është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

39-vjeçari nuk e ka parë teksa fshihej pas një makine të parkuar, më pas ai ka dalë para viktimës rreth dy metra larg dhe e ka qëlluar në fytyrë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Viktima dhe autori kishin pasur konflikte të herë pas hershme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku viktima punonte si roje parkingu.

Sherri ka nisur në parking, pasi autori dhe viktima debatonin shpesh për vend parkimin e automjetit të autorit,i cili e pengonte viktimën t’u shërbente klientëve të parkimit që kishte me qira.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e ka qëlluar një herë në kokë, është kthyer sërish dhe e ka qëlluar për herë të dytë.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra.

Related Articles

Back to top button