AKTUALITET

(VIDEO) Udhëtoi nga Amerika dhe u zhduk sapo mbërriti në Rinas gjendet pas 5 muajve Jetmir Shehu.


Udhëtoi nga Amerika dhe u zhduk sapo mbërriti në Rinas gjendet pas 5 muajve Jetmir Shehu. Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur. Gazetarja: Jetmir quhesh Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit Pa Gjurmë Jetmir Shehu: Po Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ? Jetmir Shehu: Po, korrekt Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ? Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë Babai i një vajze 3 vjeçe Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane.

Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij Besianën. Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit. Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim.

Related Articles

Back to top button