AKTUALITETSTAR CHANNEL

Videot intime që po qarkullojnë në rrjet, reagon Rozana Radi: Mos ma njollosni emrin, kam partnerin dhe familjen time

Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të disa videove intime, që kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe kanë nxitur reagime të shumta, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi ka reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë.

Radi mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot e publikuara dhe paralajmëron ndjekje ligjore ndaj kujtdo që, sipas saj, përpiqet të dëmtojë emrin dhe reputacionin e saj përmes shpifjeve apo të pavërtetave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu.

Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.

Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen. Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos i jepni zë kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare. Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë diçkaje që prek dinjitetin dhe emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.

Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, shkruan Rozana Radi.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button