KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë – Finalizohet operacioni “Hostage”, lirohet pengu dhe arrestohen tre persona

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hostage”, duke arrestuar në flagrancë tre shtetas që mbanin peng një 39-vjeçar nga Kosova, me qëllim përfitimin e 70 000 eurove.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në pranga ranë:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • J. Z., 25 vjeç,
  • O. Ç., 18 vjeç,
  • V. A., 35 vjeç,
    të tre banues në Vlorë.

Sipas hetimeve, autorët kishin rrëmbyer dhe mbanin peng që prej datës 28.11.2025 shtetasin F. X., 39 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”. Gjatë pengmarrjes, viktima ishte dhunuar fizikisht dhe ndaj tij ishte ushtruar presion për të paguar 70 000 euro në këmbim të lirimit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas marrjes së informacionit nga familjarët, strukturat e DVP Vlorë organizuan menjëherë operacionin, duke bërë të mundur lokalizimin e apartamentit, kapjen e autorëve dhe lirimin e menjëhershëm të pengut, i cili u dërgua për kujdes mjekësor.

Reklama në FieriWeb

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi:

  • një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa,
  • një radio marrëse-dhënëse të ngjashme me ato të Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku të arrestuarit do të hetohen për veprat penale:

  • “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim;
  • “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
  • “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button