KRONIKËSTAR CHANNELUncategorized

Vlorë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”, arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në minimarkete

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Again”, duke vënë në pranga autorin e dyshuar të disa vjedhjeve në subjekte tregtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin e autorëve, bazuar në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 33-vjeçari është autor i vjedhjes së dy minimarketeve në qytetin e Vlorës. Konkretisht, më 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të rasteve të tjera të dyshuara të vjedhjes, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button