KRONIKËSTAR CHANNEL

VLORË/ KAPET ME DOZA KOK*INE PRANË NJË SHKOLLE, ARRESTOHET 17-VJEÇARI

Një 17-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap në flagrancë pranë një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, me doza kokaine që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Sipas Policisë, gjatë momentit të ndalimit, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e uniformave blu. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe sekuestruan dozat e lëndës së dyshuar narkotike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë në kuadër të këtij operacioni, me fokus zonat pranë shkollave dhe sigurinë e nxënësve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button