KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë/ Kërcënoi vëllanë me armë për motive pronësie, arrestohet 47-vjeçari
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja” në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me armë zjarri.
Në pranga ka rënë një 47-vjeçar, i cili dyshohet se, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vëllanë e tij.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi një pistoletë, 2 krehra dhe 30 fishekë.
Sipas policisë, 47-vjeçari ka precedent të mëparshëm kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.




