KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Vlorë/ Ndezi zjarr në oborrin e banesës, flakët përfshinë sipërfaqe toke dhe rrezikuan banesat, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, zjarr i cili më pas është përhapur duke djegur sipërfaqe toke dhe duke rrezikuar banesat pranë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”, ku pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit, policia ka kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së tij.

Si rezultat i hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin G. R., 60 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia apelon qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e pakontrolluar e flakëve mund të rrezikojë jetën, pronën dhe mjedisin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button