KRONIKËSTAR CHANNEL

VLORË/ Ndezi zjarrin në Tërbaç, flakët u përhapën deri në Vranisht, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, i cili më pas u përhap edhe në territorin e fshatit Vranisht.

Ngjarja është regjistruar më 26 gusht 2026. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa krahas forcave zjarrfikëse nisën edhe hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke e mbjellë, si dhe bimësi e egër dhe pyjore në territorin e Tërbaçit dhe Vranishtit.

Pas veprimeve hetimore dhe administrimit të provave materiale, policia identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç, i cili u arrestua në përfundim të hetimeve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button