Vlorë: Zbulohet armë zjarri me silenciator, shpallet në kërkim 46-vjeçari
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me silenciator dhe municion gjatë një kontrolli në lagjen “10 Korriku”. Operacioni u krye pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, duke synuar goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., alias A. T., 46 vjeç, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistoletë me krehër dhe 10 fishekë, një silenciator dhe një kuti me 14 fishekë.
Shtetasi A. K., që dyshohet se mbante të fshehura këto sende, është shpallur në kërkim, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Arma dhe municionet janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, dhe hetimet po vijojnë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftim i Policisë Vlorë:
Mbante të fshehura në banesë, armë zjarri pistoletë me silenciator dhe fishekë, shpallet në kërkim 46-vjeçari.
Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë.
Arma e zjarrit dhe pajisjet e sekuestruara do t’i dërgohen Institutit të Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Shtetasi A. K. alias A. T., 46 vjeç, që dyshohet se mbante të fshehur armën, në banesën e tij, u shpall në kërkim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.