KRONIKË

Vodhën filialin e postës në Tiranë me një armë lodër, arrestohen dy të miturit, shumica e parave iu gjendet në banesa


Janë arrestuar dy të miturit që grabitën filialin e Postës Shqiptare disa ditë më parë në Babrru.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në Kamzë, operacioni policor i koduar “Filiali”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.12.2021, në Babrru.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Identifikohen dhe arrestohen autorët që dyshohet se vodhën nën kërcënimin e një arme lodër, një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sekuestrohen një shumë parash dhe një nga biçikletat e përdorura për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 15.12.2021, bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Filiali”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve R. S., 15 vjeç, banues në rrugën “Gani Kryeziu” dhe  E. L., 17 vjeç, banues në rrugën “Ilmi Kolgjegja”.

Këta shtetas, më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e postës Shqiptare në Babrru dhe nën kërcënimin e një arme lodër, kanë marrë 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur e sekuestruar 160.500 lekë të rinj dhe një nga biçikletat e përdorura për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button