AKTUALITET

Vodhi 11 banesa ne Vlore. Arrestohet 32 vjecari

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Brava”, për veprimtarinë kriminale në fushen e vjedhjes.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje banesash, të ndodhura në qytetin e Vlorës, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale disa prej sendeve të vjedhura nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, evidentimin dhe kapjen e autorëve, si rezultat i një pune intensive dhe të mirëorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Brava”, si rezultat i të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i 11 vjedhjeve banesash të ndodhura më parë, në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 29.10.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit T. M.

Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Më datë 28.10.2021, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases Y. H.

Më datë 26.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.

 Më datë 21.10.2021, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. P.

Më datë 22.10.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetases V. B.

 Më datë 01.09.2021, ka vjedhur në banesën e shtetasit H. C.

 Më datë 15.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases M. M.

Më datë 03.08.2021, ka vjedhur në banesën e shtetases L. Y.

Më datë 05.06.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Ç. T.

Më datë 04.06.2021, ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetases B. A.

Më datë 31.05.2021, ka vjedhur disa elektroshtëpiake në banesën e shtetases S. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet të cilat autori i përdorte për realizimin e vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button