BOTA

Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Francë, autori i dyshuar djali i tij 13-vjeçar


Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Francë, ku u qëllua për vdekje një 33-vjeçar shqiptar nga Kosova.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mediat e huaja bëjnë me dije se autori i dyshuar kryesor për ngjarjen është një 13-vjeçar, djali i madh i viktimës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Si fillim e dyshuar ishte bashkëshortja, por më pas është zbuluar se djali ka qenë ai që ka kryer ngjarjen. Ai kishte qëlluar babain, pasi në gjendje të dehur po dhunonte djalin. 13-vjeçari duke mos duruar dhunën ndaj nënës mori armën dhe qëlloi babain, ku plumbi e kapi në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

13-vjeçari më pas u largua me vëllain e tij, gjatë kohës së arratisë u përpoqën të fshehin armën e vrasjes, para se të dorëzoheshin në polici të nesërmen. Gjithashtu në paraburgim, nëna pranoi se djali i saj ishte autori i të shtënave, një version i konfirmuar nga vajza e saj 7-vjeçare e cila gjithashtu ndodhej në vendin e ngjarjes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u qëllua për vdekje rreth orës 03:00, mëngjesin e së enjtes.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button