BOTAKRONIKË

Vritet 25-vjeçari shqiptar në Gjermani, qëllohet me thikë jashtë klubit të natës, dyshohet se…


Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas të përditshmes gjermane “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”, tha Bremer.
Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërsa një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri prej tyre ra pa ndjenja në tokë”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button